Lajme

Osmani nesër takohet me zyrtarin amerikan, Robinson

03/20/2024 21:54
nga:G C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet nesër, e enjte, me zyrtarin amerikan Todd D.Robinson.

Në njoftimin për media nga Presidenca, thuhet se takimi do të zhvillohet në orën 10:00.

“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ndihmës Sekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA, Todd D. Robinson”, thuhet në njoftim.