Lajme

Rama i reagon “POLITICO”-s dhe s’kërkon falje, thotë se gjatë qeverisjes së tij gazetarët janë më të sigurtë

03/20/2024 19:36
nga:G C

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka reaguar gazetës amerikane “POLITICO” lidhur me raportimin që kjo gazetë ka bërë për rastin e paprecedent të sjelljes së Ramës ndaj gazetares shqiptare, Ambrozia Meta, gjatë një konference për media.

Rama as sot s’ka kërkuar falje për veprimin e tij, derisa ka thënë se cilësimi i një “përkëdheljeje miqësore mbi supe” si “agresion” dhe më pas edhe si “frikësim”, pa e kërkuar edhe opinionin e gazetarëve që kanë qenë aty të pranishëm, nuk e tregon të vërtetën dhe përveç kësaj, tregon edhe mungesë respekti për “ viktimat e vërteta të agresionit dhe frikësimit në fushën e sotme të gazetarisë”.

Në këtë reagim, kryeministri i Shqipërisë pretendon se situate e sigurisë së gazetarëve është përmirësuar dukshëm, dhe tashmë gazetarët në Shqipëri s’përballen me plumba, dëmtime fizike, frikësime rituale dhe ngacmime sistematike.