Sporti

Lëndimi i rëndë, Real Madrid njofton se Courtois e kalon me sukses operimin

03/20/2024 10:47
nga:Mergim Rreci

Thibaut Courtois iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm këtë të mërkurë për një këputje të meniskut të brendshëm në gjurin e tij të djathtë, tha Real Madrid në një deklaratë.

Në të njëjtën shënim, Merengues deklarojnë se portieri do të fillojë procesin e rikuperimit në ditët në vijim, pa zbuluar kohën e parashikuar të rikthimit, përcjell GazetaBlic Sport.

Portieri belg, i cili nuk ka luajtur ende këtë sezon për shkak të një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë, ishte gati të kthehej në fushë kur në stërvitje të martën, ai dëmtoi rëndë gjurin tjetër.

Portieri belg është duke u rikuperuar nga një këputje e ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë.

Carlo Ancelotti, kujtojmë, kishte deklaruar se priste që Courtois të rikthehej te opsionet pas pushimit për angazhimet e kombëtares.

/GazetaBlic Sport/