Lajme

Sot mbahet mbledhje komemorative në nderim të Arben Rugovës

03/20/2024 07:10
nga:G B

Nën patronatin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të Zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Arben Rugova sot do të mbahet mbledhje komemorative.

Mbledhje mbahet në Amfiteatrin e objektit të ish-Rilindja në ora 11:45.

Ndryshe gazetari dhe zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arben Rugova, është ndarë nga jeta të hënën.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij, me ç’rast u bë e ditur se varrimi do të bëhet të enjten, në Plavë në Malin e Zi.