Vendimi i Real Madridit ka mbërritur në këto orë. Klubi nga kryeqyteti spanjoll ka vendosur të denoncojë gjyqtarin Juan Martinez Munuera në Komisionin Disiplinor të Federatës Spanjolle të Futbollit, i cili sipas tyre është fajtor që nuk ka dëgjuar thirrjet raciste që vijnë nga publiku i Osasuna ndaj Vinicius. Në mikrofonat e Partidazo të COPE, anësori i Los Blancos, Dani Carvajal rrëfeu atë që ndodhi dhe shprehu mendimin e tij për këtë çështje, duke mbështetur vendimin e klubit të tij.
“Topi nuk ishte në lojë dhe i thashë arbitrit të dëgjonte se çfarë po këndonin sepse ishte një gjë shumë serioze”, tha lojtari.
“Real Madrid bëri atë që duhej të bënte dhe është turp që atje janë njerez që na ndotin futbollin me këto brohoritje. Mendoj se racistët nuk duhet të shkelin më kurrë në stadiume. Të them të drejtën, nuk e di se cili është protokolli për ta ndalur këtë situatë – por mendoj se nuk duhet të ndodhë. Le të përdorim të gjitha mjetet e mundshme për të parandaluar që kjo të ndodhë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport