Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Istog, ku djali dhe babai janë rrahur mes vete.
Policia raporton se e gjithë kjo ka ardhur pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur mes tyre. Nuk raportohet për të lënduar.
“Istog 18.03.2024-17:20. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë), pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes veti. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.