Lajme

Zhduket një grua në Dragash

03/19/2024 09:20
nga:G B

Një person ka raportuar se nëna e tij ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet ende asgjë për vendndodhjen e saj.

Rasti mësohet të ketë ndodhur në fshatin Brodosavcë të Dragashit, gjatë ditës së djeshme rreth orës 02:05.

“Fsh.Brodosavcë, Dragash 18.03.2024-02:05. Me 19.03.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nëna e tij viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport.