Sevilla ka luftuar për rezultate gjatë gjithë sezonit, por diçka edhe më interesante erdhi gjatë ndeshjes me Celta Vigon, ku golashënuesi më i mirë Youssef En-Nesyri u përplas fizikisht me trajnerin Quique Sanchez Flores.
Sevilla ishte në epërsi 1-0, kur dhjetë minuta pas pjesës së dytë, Flores vendosi të zëvendësojë sulmuesin më të mirë në fushë.
Youssef En-Nesyri ishte dukshëm i pakënaqur, fillimisht i tha diçka trajnerit dhe më pas i inatosur shkelmoi një shishe me ujë që iu afrua.
Trajneri iu afrua, por më pas En-Nesyri e humbi plotësisht durimin dhe filloi sulmin fizik, por për fat ai u ndalua nga bashkëlojtari i tij Lucas Ocampos.
He was involved in a spat with Youssef En-Nesyri during the game against Celta Vigo yesterday. https://t.co/qf7MnO3EQw#SevillaFC
— Football España (@footballespana_) March 18, 2024