Lajme

Blinken flet me Kulebën, nënvizon mbështetjen e ShBA-së për sovranitetin e Ukrainës

03/16/2024 16:57
nga:Sh R

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleban.

Bëhet e ditur se gjatë bisedës, Blinken ka nënvizuare mbështetjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Theksova nevojën që Dhoma e Përfaqësuesve të miratojë me shpejtësi shtesën e sigurisë kombëtare”, tha Blinken, transmeton Klankosova.tv.

Më shumë ndihmë ndaj Ukrainës kanë premtuar edhe Gjermania e Franca, ku kancelari Olaf Scholz dhe presidenti Emmanuel Macron, thanë se do të blejnë më shumë armatim në të gjithë tregun botëror për Ukrainën.