Robert Lewandowski ka riafirmuar angazhimin e tij për të qëndruar në Barcelonë për sezonin e ardhshëm, duke hedhur poshtë spekulimet për të ardhmen e tij.
Pavarësisht interesimit të raportuar nga klubet e Pro-Ligës Saudite, Lewandowski, me kontratë deri në qershor 2026, është i prirur të vazhdojë në Spanjë, transmeton GazetaBlic Sport.
“Për mua gjithçka është e qartë dhe e di se ku do të jem sezonin e ardhshëm dhe kështu do të qëndrojë”, tha Lewandowski për Meczyki . Kur u pyet veçanërisht për Barcelonën, ai u përgjigj: “Po, saktësisht. Gjithçka e qartë.”