Lajme

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme

03/14/2024 07:58
nga:N K

09:30Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, shqyrton raportin me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

10:00Kuvendi i Kosovës, mban seancë të jashtëzakonshme, në rend dite shqyrtimi i Propozim-rezolutës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti. (Salla plenare)

10:00Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe koordinatorja e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA, Fulya Aslan, nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në kuadër të projektit ”Mbështetja e Fermerëve me Mekanizëm Bujqësorë në Komunën e Vushtrrisë”. (Komuna e Vushtrrisë)

11:00Këshilltarët Komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë kanë thirrur mbledhje të jashtëzakonshme për emërimin e kryesuesit të kuvendit. (Kuvendi Komunal, Prishtinë)

11:00Shkolla Fillore e Mesme e Ulët (SHFMU) “Naim Frashëri” organizon Festivalin e Matematikës, me rastin e Ditës së Matematikës. (SHFMU “Naim Frashëri”, Prishtinë)

12:00Klinika e Nefrologjisë, Shoqata e Nefrologëve të Kosovës ne bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, organizojnë Ditën Botërore të veshkave. (Sheshi “Xhorxh Bush”, Prishtinë)

12:00Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon protestë të lidhur me sigurinë e vajzave dhe grave. (Sheshi Zahir Pajaziti).