Lajme

Gazetari shqiptar ka siguruar dëshmi tronditëse të disa grave dhe burrave, i sjell në dokumentarin për dhunën seksuale gjatë luftës së Kosovës

03/14/2024 07:48
nga:N K

Gazetari Andrea Danglli ka sjellë dramën e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës të cilën e përjetuan rreth 20 mijë gra, burra dhe fëmijë.

Në dokumentarin e radhës në Euronews Albania, Danglli ka siguruar dëshmi tronditëse të grave dhe burrave, të cilët rrëfejnë përballjen me agresionin e ushtrisë serbe të Slobodan Millosheviqit.

Në dokumentar flasin të mbijetuar të dhunës seksuale, gazetarë lufte, ekspertë të trajtimit të dhunës seksuale gjatë luftës, Prokurori i Prokurorisë Speciale Ilir Morina, i ngarkuar me hetimin e krimeve të luftës, si dhe autoritete të larta shtetërore, mes të cilave Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Të dielën, në orën 17:00, dokumentari vjen i plotë në ekranin e Euronews Albania.