Sporti

“Një gabim u bë në favor të Llapit, krejt Kosova u çu n’këmbë”, Batatina me reagim interesant pas humbjes nga Malisheva!

03/13/2024 15:11
nga:Lorik J

Skuadra e Malishevës ka mposhtur Llapin në Superligën e Kosovës.

Malisheva ka fituar ndaj Llapit me rezultatin 2:1, për të marrë tre pikë tejet të rëndësishme në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Batatina tha se skuadra e tij u angazhua maksimalisht, por nuk ia dolën.

‘Nuk shënuam, patëm shumë raste, kur nuk shënon, pëson. Ky është futbolli, angazhohesh në maksimum, por nuk fiton”, tha fillimisht Batatina për Sport1.

Batatina poashtu komentoi vendimin e penalltisë në ndeshjen e kaluar Llapi – Gjilani.

‘Një gabim u bë në favor të Llapit u çu krejt Kosova në këmbë – është e natyrshme me gabu edhe arbitri, lojtar e trajneri”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport