Sporti

Befasi e madhe | Fushë Kosova e mposht Ballkanin në Superligën e Kosovës!

03/13/2024 14:52
nga:Lorik J

Fushë Kosova ka bërë befasinë e madhe të xhiros së 25’të të Superligës së Kosovës në futboll.

Fushë Kosova ka mposhtur Ballkanin me rezultatin 2-0, për të arkëtuar tre pikë mjaft me rëndësi, përcjell GazetaBlic Sport.

Alden Skrijelj realizoi dy herë në ndeshjen ndaj Ballkanit, fillimisht në minutën e 11’të, e më pas edhe në minutën e 53’të.

Ballkani ndodhet në vendin e parë me 51 pikë – teksa Fushë Kosova në vendin e parafundit me 19 pikë.

/GazetaBlic Sport