Sporti

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Superligës së Kosovës – ja rezultatet

03/13/2024 13:55
nga:Lorik J

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të Superligës së Kosovës.

Malisheva ka shkuar në pushim me avantazh minimal prej 1-0 ndaj Llapit, përcjell GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në këtë duel deri tani e shënoi Drilon Hazrollaj, pas 30 minutave nga penalltia.

Gjilani ndërkohë po triumfon ndaj Lirisë me rezultatin 1-0, falë golit të hershëm të Heric pas 6 minutave lojë.

Fushë Kosova poashtu është në avantazh ndaj Ballkanit në befasinë e xhiros deri tani.

Alden Skrijelj realizoi golin e vetëm për Fushë Kosovën në këtë duel deri tani.

/GazetaBlic Sport