Lajme

Rohde e quan moment historik zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

03/13/2024 13:44
nga:G C

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Qeverisë për kalimin e 24 hektarëve tek Manastiri i Deçanit, duke e quajtur këtë si një moment historik.

Rohde ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është shumë i vonuar, por ai shënon një hap të rëndësishëm të Kosovës për sundimin e ligjit.

Ambasadori gjerman, po ashtu ka falënderuar të gjithë aktorët politikë, përfshirë edhe Manastirin e Deçanit.

“Vendimi i Deçanit ishte shumë i vonuar, ai shënon një hap të rëndësishëm në angazhimin e Kosovës për sundimin e ligjit. Urojmë qeverinë e Kosovës, të gjithë aktorët politikë të përfshirë dhe Manastirin e Deçanit në këtë moment historik”, ka shkruar Rohde në platformën X.