I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka cilësuar “hap të vështirë por të domosdoshëm” kërkesën e institucioneve të Kosovës ndaj Agjencisë Kadastrale të Kosovës ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit.
“Dëshiroj të përmend që është vendim i vështirë por i rëndësishëm i institucioneve të Kosovës për Manastirin e Deçanit”, ka thënë Escobar.
Emisari amerikan ka shprehur shqetësimet e tij për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë dhe ka kërkuar autorët e këtij sulmi të dalin para drejtësisë.
“Patëm një bisedë të sinqertë lidhur me gjendjen e sigurisë, jemi të shqetësuar për ngjarjet e 24 shtatorit, ftojmë ata që janë përgjegjës të dalin para drejtësisë dhe të japin llogari për sulmin”, ka vijuar ai.
Kurti: I kemi kërkuar Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin për Deçanin