Lajme

Biden siguron drejtuesit polakë që mbështetja amerikane do të jetë e hekurt

03/12/2024 23:11
nga:G B

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka siguruar krerët e Polonisë se mbështetja amerikane për këtë shtet evropian do të jetë e hekurt.

Ky zotim vjen në mes shqetësimesh në Evropë që presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do ta ndalë agresionin ushtarak në kufijtë e Ukrainës, raporton Reuters.

Presidenti Andrzej Duda dhe kryeministri Donald Tusk kanë kërkuar në Shtëpisë e Bardhë që aleatët e NATO-s të rrisin dukshëm shpenzimet e mbrojtjes.