Lajme

Krim i rëndë sonte edhe në Durrës, plagosen me thika 2 vëllezër

03/12/2024 21:25
nga:G B

Dy vëllezër janë plagosur sonte në Durrës pasi u goditën me thika nga persona të cilët u zhdukën nga vendngjarja, raporton noa.al.

Policia tha në një komunikim pak më parë se në lagjen nr. 5, si pasojë e një konflikti janë dëmtuar me mjet prerës, shtetasit M. B., 38 vjeç dhe K. B., 35 vjeç (vëllezër).

Të dy këta vëllezër janë dërguar dhe ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe pas veprimeve të shpejta në vendngjarje dhe sigurimit të informacionit, kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit R. F., 37 vjeç.

Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për identifikimin e autorit tjetër, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.