Sporti

Zyrtare: Ekipi spanjoll shkarkon Rafael Benitez

03/12/2024 14:27
nga:Lorik J

Celta Vigo ka shkarkuar trajnerin e tyre Rafael Benitez, i cili ka 8 muaj që drejton ekipin spanjoll, njoftoi klubi.

Shkak i ndarjes mes klubit dhe specialistit janë bërë rezultatet e pakënaqshme të arritura nga Benitez në krye të Celtës.

Spanjolli mori drejtimin e Celta-s në verë – por aspak nuk kishte rezultate pozitive.

Në krye të Celta, megjithatë, Benitez arriti vetëm 9 fitore dhe 9 barazime në 33 ndeshje, duke e lënë ekipin në vendin e 17-të në renditjen e përkohshme të La Liga-s, vetëm 2 pikë mbi zonën e rënies nga elita.

/GazetaBlic Sport