Sporti

Interi lë me pasoja Bolognën, Thiago Mota humbet “yllin” e skuadrës

03/11/2024 18:07
nga:E K

Probleme për Bolognën. “Ylli” i skuadrës, Joshua Zirkzee u dëmtua në ndeshjen ndaj Interit, që përfundoi 0-1 për zikaltrit e Inzaghit.

Sulmuesi i emilianëve pësoi një tërheqje muskulore. Kontrollet e detajuara mjekësore konfirmuan një tërheqje të gradës së parë.

Holandezi do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë 3-4 javore. Një humbje e madhe për Bolognën, që po lufton për të siguruar kualifikimin në Champions League.

Si pasojë e lëndimit sulmuesi i skuadrës së Thiago Mottës do të humbë edhe grumbullimin e parë me kombëtaren holandeze.

Tulipanët kanë programuar dy takime miqësore në fundin e këtij muaji. Kundër Skocisë (22) dhe Gjermanisë (26).