Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se VV kur ishte në opozitë villte vrer ndaj secilit që ishte i akuzuar për korrupsion, duke kërkuar shkarkimin e tyre, raporton Gazeta Blic.
Ndërsa, kur tani është në pushtet, Miftaraj thotë se VV kur emëron në pozita të larta udhëheqëse të dënuar për korrupsion dhe thotë se e kanë paguar dënimin.
Ai ka shtuar se korrupsioni ka emër, LVV.
Postimi i tij i plotë:
Njerezit e LVV sa ishin ne opozite vjellnin vrere ndaj secilit qe ishte i akuzuar per korrupsion duke kerkuar shkarkimin e tyre.
Njerezit e LVV ne pushtet, tash kur te emerojne ne pozita te larta udheheqese dikend te denuar per korrupsion, po arsyetohen se e kane paguar denimin.
Cfare transformimi i jashtezakonshem. Korupsioni ka emer, LVV.