Lajme

Kush e vrau Pëllumb Metën? Eksperimenti befason hetuesit

03/11/2024 10:48
nga:N K

Një eksperiment hetimor për ngjarjen e rëndë të vrasjes së Pëllumb Metës nga fëmijët e tij ka befasuar hetuesit e Durrësit.

Fëmijët Hyseni, Hygerta, Amarildo dhe gruaja e Pëllumb Metës, Blerina Meta dinë të përdorin armë. Ky fakt është bërë i ditur falë një eksperimenti hetimor që është kryer nga prokuroria në një poligon në Durrës.

Fëmijët, Hygerta, Hysen dhe Amarildo Meta janë në qeli për vrasjen e babait dhe bashkëpunimin në fshehjen dhe groposjen e trupit në oborrin e shtëpisë, ndërsa nëna e tyre Blerina po hetohet në gjendje të lirë.

Hetuesit e Durrësit janë në pritje të ekspertizës balistike nga laboratori shkencor në Tiranë, për armën e krimit që i mori jetën Pëllumb Metës më 10 shkurt.