Lajme

Lazzarini: Ramazani erdhi, derisa uria ekstreme po përhapet në Gaza

03/10/2024 22:57
nga:G B

Philippe Lazzarini, i cili drejton agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë, thotë se Ramazani erdhi, derisa sipas tij, uria ekstreme po përhapet në Gaza.

Ai u shpreh se ky muaj duhet të sjellë një armëpushim për, siç u shpreh ai, ata që kanë vuajtur më shumë.

“Ky muaj duhet të sjellë një armëpushim për ata që kanë vuajtur më shumë. Ata kanë nevojë për pushim dhe paqe”, është shprehur ai.