Lajme

Ky është çifti që vdiq në aksidentin në Klinë

03/09/2024 22:24
nga:Y I

Dy persona kanë humbur jetën pasi një kombi-bus u përplas me një tren të udhëtarëve në Krushevë e Madhe të Klinës.

Burimet e Indeksonline kanë bërë të ditur se viktimat janë, burrë dhe grua Fahri dhe Vlora Gjocaj.

Në lidhje me aksidentin zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar se mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tyre.