Lajme

Vetaksident në Pejë, humb jetën një person

03/08/2024 19:35
nga:Y I

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Poqest të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 18:10 policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Poqest të Pejës. Policia ka dalë në vend të ngjarjes, ndërsa i lënduar është dërguar në Spitalin e Pejës, ku vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar”, tha Gashi për “Gazeta Blic”

Më tej, ai tha se njësitet përkatëse të policisë janë në vend të ngjarjes, të cilët po i hetojnë shkaqet e vetaksidentit.