Java e 28 e Premier League rezervon një nga duelet më spektakolare jo vetëm të Anglisë, por në të gjithë Europën. Fjala është për sfidën e Anfield mes Liverpool dhe Manchester Cityt, të dielën në orën 16:45.
Edhe njëherë, ndoshta për të fundit herë, do të jenë përballë Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola me dy skuadrat e tyre që luftojnë për titullin kampion. Gjermani i Liverpool u shpreh se Guardiola e ka përmirësuar shumë atë, ndërsa shtoi se ai nuk është bërë kurrë xheloz për elozhet që i bëhen spanjollit.
“Ai është trajneri më i mirë në botë. City ka lojtarë të jashtëzakonshëm. Ndoshta numrin 9 më të mirë (Erling Haaland). Kevin De Bruyne do të hyjë në histori, njerëzit do të jenë në mëdyshje se cili ishte më i mirë, Steven Gerrard apo Kevin De Bruyne?
Mënyra se si Guardiola ndikoi në futboll, duke fituar sasinë e trofeve që fitoi, por kur e shihni, ai sillet sikur të mos ketë fituar kurrë asgjë, dëshira është e jashtëzakonshme.
Unë shoh përsosmëri. Pep është padyshim i tillë. Nuk kam qenë kurrë i frustruar nga njerëzit që thonë se Guardiola është një trajner më i mirë.
Njihja rreth 3000 futbollistë që ishin më të mirë se unë, por prapë më pëlqente loja. Ai më bëri një menaxher më të mirë. E di që jam mjaft i mirë në atë që bëj, por ai është më i miri”, u shpreh Klopp.


