Lajme

Agresioni rus, Norvegjia do t’i dhurojë Ukrainës 117 milionë paund për municione luftarake

03/07/2024 14:18
nga:N K

Norvegjia ka njoftuar se do të dhurojë rreth 117 milionë paund për t’u vënë në një nismë të udhëhequr nga Çekia për të blerë municion për Ukrainën nga vendet e treta.

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Stoere tha se “Ukrainës i duhen urgjentisht sasi të mëdha municionesh artilerie për t’i bërë ballë luftës ruse të agresionit”.

Udhëheqësi i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë fushatë për muaj të tërë për më shumë armë dhe municione nga Perëndimi, duke pretenduar se pa të një ofensivë e parashikuar verore ruse kishte shanse më të mira për të pasur sukses.