Lajme

Konjufca: Drita e arsimit dhe edukimit na i hap sytë

03/07/2024 10:07
nga:N K

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka shkruar për 7 marsin ditën e mësuesit.

Konjufca në një postim në Facebook, ka shkruar se data 7 mars, sjell ndërmend mësuësit, arsimtarët, sipas tij, të dashur, e të vyer, ndaj siç thotë ai, mirënjohja ndaj tyre nuk shlyen dot borxhin e tyre.

Ai ka thënë se mësuesi zgjon dashurinë për dijen te njeriu, si dhe manifeston dashurinë e tij për dijen.

“Figura e mësuesit është figurë e zgjimit, që i drejtohet njeriut dhe kombit. Mësuesi zgjon dashurinë për dijen te njeriu teksa manifeston dashurinë e tij për dijen, ndërsa duke e hapur horizontin e përparimit.Mësuesi vjen si misionar i një qëllimi të lartë, i një ideali pa të cilin nuk bën. Kështu ishin mësuesit tanë të Rilindjes dhe gjithë të tjerët nëpër brezat që vijuan, vepra e të cilëve na ngriti në këmbë kur ishim buzë gjunjëzimit e na shtyu të ecim përpara kur u ngritëm në këmbë”, shkroi Konjufca.

Tutje, Konjufca tha se vetëm drita e arsimit dhe edukimit, sipas tij, na i hap sytë.

“Shembullin dhe frymën e tyre duhet të vijojmë ta përqafojmë edhe sot, për një të ardhme sa më të ndritur. Është e sigurt se vetëm drita e arsimit dhe edukimit na i hap sytë”, thuhet në njoftimin e tij.