Lajme

Një grua ushtroi dhunë ndaj vajzës saj të mitur

03/07/2024 09:35
nga:Sh R

Një vajzë e mitur ka raportuar në Polici, për shkak se nëna e saj kishte shkaktuar dhunë ndaj saj.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima është intervistuar në prani të punëtorit QPS-së.

Policia ka bërë të ditur se rasti është në procedurë të rregullt.

“DHUNË NË FAMILJE Graçanicë 06.03.2024-21:05. Viktima femër kosovare e moshës se mitur, ka raportuar se nëna e saj e dyshuara femër kosovare, kishte shkaktuar dhunë ndaj saj. Viktima është intervistuar në prani të punëtorit QPS-së. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.