Lajme

Krasniqi bën homazhe në Prekaz: Kujtojmë gjithmonë sakrificën titanike të familjes Jashari

03/06/2024 10:38
nga:G B

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë homazhe në Prekaz për nder të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Pas homazhve, Krasniqi është deklaruar për media duke thënë se sa herë që viziton këtë vend, ka emocione.

“Sa herë që jemi në Prekazin legjendar, në këtë vend ku i ka rrënjët liria e Kosovës, padyshim që kemi emocione, e sidomos gjatë Epopesë së UÇK-së, Epopesë së familjes Jashari. Janë data që shënojnë kthesën më të madhe në historinë e kombit tonë sepse ato jo vetëm që zgjuan vetëdijen tonë kombëtare por ato herë për herë të parë morën edhe vëmendjen ndërkombëtare gjë që ndihmoi pastaj në masivizmin e luftës së UÇK-së në kryengritjen e përgjithshme popullore që rezultoi me çlirimin tonë e më vonë edhe ndërtimin e shtetit që kemi”, tha Krasniqi.

“Kujtojmë gjithmonë sakrificën titanike të familjes Jashari, të Adem Jasharit dhe të frymëzohemi gjithmonë nga kjo sakrificë e lavdishme”, u shpreh më tej ai.