Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për kërkesat e policisë, ku thotë se këto ditë do të kenë takim me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe prioritet do të jenë kërkesat e policisë.
“Në takimin e fundit që kemi pasur me Ministrin e Punëve të Brendshme, Sveçla jemi dakorduar që në takimin e ardhshëm t’i vendosim prioritet kërkesat që i kemi pasur, pritet që këto ditë të kemi takim me Ministrin e Punëve të Brendshme që t’i vendosim prioritete cilat mund të realizohen tani, dhe cilat do të mbesin më vonë”, tha ai për Gazeta Blic.
Zeqiri thotë se të gjitha kërkesat janë të arsyshme dhe ligjore, ku shpreson që ato të realizohen.
“Une po shpresoj se do të ketë një realizimin të kërkesave, prandaj ne jemi marrë vesh si sindikatë me gjitha njësitë policore, kërkesat e tyre t’iu prijmë ne”, tha ai.
Zeqiri thotë se nuk mund të supozojë se çka do të ndodh pas takimit, nëse nuk realizohen kërkesat.
“Nuk mund të supozoj se çka do të ndodh pas takimit, te ajo pytja juaj çka nëse nuk do merren parasysh “gjë që unë e kam atë shpresë se do të merren parasysh” në fund të fundit ne do të veprojmë konform kërkesave të policisë jo vetëm të njësive speciale, por për të gjithë pjestarët e Policisë së Kosoveës”, deklaroi ai.
Ai thotë se këtë vit janë bërë 10 dorëheqje vullnetare, kryesisht këto dorëheqje janë për shkak të kushteve.
“Këtë vit kemi rreth 10 dorëheqje vullnetare, kryesisht këto dorëheqje janë për shkak të kushteve dhe paknaqësive në Policinë e Kosovës. Për të bërë një parandalim të dorhëqjeve vullentare në Policinë e Kosovës duhet plotësuar kërkesat qe i kemi adresuar që disa vite me radhë. Në vazhdimësi mund të ketë dorëheqje. /GazetaBlic/


