Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se vepra dhe jeta e komandantit legjendar, Adem Jashari, e ka frymëzuar popullin e Kosovës dhe ka ndërtuar një trashëgimi të pasur artistike e kulturore.
Ai bëri të ditur se pas seancës solemne të Kuvendit kushtuar Epopesë së UÇK-së, u takuan Rifat Jasharin.
“Pasi na e mbushën Kuvendin me tinguj kumbues e madhështor, Epopeja e UÇK-së na bëri bashkë me Bacën Rifat, Presidenten Osmani dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca dhe artistët e kombit, Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri.Vepra dhe jeta e kryekomandantit Adem Jashari e ka frymëzuar popullin tonë dhe ka ndërtuar një trashëgimi të pasur artistike e kulturore, për të përkujtuar gjithmonë sakrificën e bërë për çlirimin e Kosovës” shkruan Kurti në Facebook.