Sporti

Paris Saint Germain dhe Bayern Munich kalojnë pa ‘telashe’ në çerekfinale të Champions League, eliminohen Lazio e Real Sociedad

03/05/2024 22:55
nga:Lorik J

Bayern Munich është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Klubi i madh gjerman, Bayern Munich ka mposhtur sot Lazion me rezultatin 3-0, duke përmbysur kështu rezultatin e ndeshjes së parë (1-0) që ishte në favor të italianëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Harry Kane shënoi dy gola në këtë ballafaqim, teksa në listën e golashënuesve hyri edhe Thomas Muller.

Në çerekfinale u kualifikua edhe PSG, pasi fitoi në udhëtim ndaj Real Sociedad me rezultatin 1-2.

Mbappe realizoi dy gola në këtë sfidë, teksa për Sociedadin golin e nderit e realizoi Merino.

Rezultati i përgjithshëm i këtij dueli ishte 4-1 në favor të parisienëve.

/GazetaBlic Sport