Edhe pse disa ish-arbitër dhe tani ekspertë të arbitrave e mbrojtën dhe thanë se mori vendimin e duhur, Jesus Gil Manzano u pezullua pas skandalit që shkaktoi në ndeshjen mes Valencias dhe Real Madridit.
Spanja është ende e zhurmshme për gjithçka që Manzano bëri në ndeshjen midis Valencias dhe Real Madridit, gabimi më i madh sigurisht që ishte se ai mbylli ndeshjen – teksa topi shkoi drejt Bellinghamit që shënoi.
Gjyqtari u denua me dy ndeshje, por është në pritje të denimit final.
Ende nuk dihet se cili do jetë denimi i rëndë që do ta marrë gjyqtari për atë ‘gabim’.
/GazetaBlic Sport