Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Bearbock, ka thënë se Qeveria e Malit të Zi ka treguar se është e përkushtuar për të punuar drejt reformave që do ta sjellin atë në BE.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Bearbock, në një konferencë për media me homologun malazez, Filip Ivanoviç ka thënë se Qeveria e Malit të Zi ka treguar qartë se është e përkushtuar për të punuar drejt reformave që do ta sjellin atë në Bashkimin Evropian (BE).
“Qeveria po bën një punë të shkëlqyer për zgjidhjen e çështjeve të hapura në fushën e drejtësisë. Zbatimi i reformave kërkon aftësi udhëheqëse dhe tani ka vetëm një rrugë për qeverinë, që është rruga drejt BE-së. Kushtet e përkohshme në kapitujt 23 dhe 24 duhet të arrihet deri në verën e këtij viti”, ka thënë Baerbock.
Ajo ka thënë se zgjerimi i BE-së është një domosdoshmëri, veçanërisht pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
“Në procesin e anëtarësimit në BE, Mali i Zi i ka vendosur vetes synime shumë të mëdha. Por krah për krah ne po shkojmë drejt Bashkimit Evropian“, ka thënë Baerbock.


