Lajme

Ky është personi që u plagos sot në Prishtinë – Momenti kur dëgjohen të shtënat me armë zjarri

03/04/2024 14:38
nga:G B

Të njëjtit largohen nga vendi i ngjarjes me dy vetura. Insajderi mëson se i personit të plagosur është Pajtim Gashi.

Policia e ka konfirmuar plagosjen, ndërsa për të arratisurit ende nuk dihet asgjë.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeri tha për Gazeta Blic se policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

“Rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për një person të lënduar, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.