Lajme

Tentim grabitja në një barnatore në Prishtinë, Policia arreston të dyshuarin në flagrancë

03/04/2024 11:59
nga:G B

Një person është arrestuar nëPrishtinë, pasi dyshohet se ka tentuar ta grabisë një barnatore nëlagjen Ulpiana, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se personi është arrestuar në flagrancë dhe i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë.

“Sot rreth orë 10:30, nga zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë,  është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të grabitjes së mbetur ne tentativë. Personi i dyshuar është arrestuar në flagrancë, në një barnatore në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Ndaj tij kanë filluar procedurat nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë”, u shpreh Ahmeti për Gazeta Blic.

Dyshohet për një vjedhje në një barnatore në Prishtinë (Video)

Të shtëna armësh në Prishtinë, dyshohet për plagosjen e një personi