Lajme

Rama: Shpresojmë se baza ajrore e re ajrore e NATO-s në Kuçovë, do të shoqërohet edhe me atë detare në Porto Romano

03/04/2024 11:26
nga:G B

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në hapjen e bazës së re ajrore të NATO-s në Kuçovë tha se shpreson se shpreson se kjo bazë në vitet në vijim do të shoqërohet nga baza e re detare e NATO-s në Porto Romano.

“Një falënderim të posaçëm të gjithë atyre që kontribuan, duke filluar sigurisht nga aleatët tanë të NATO-s, me shpresën që kjo bazë e re taktike ajrore e NATO-s, do të shoqërohet në vitet në vijim nga baza e re detare e NATO-s në Porto Romano, gjë për të cilën  po punojmë ngushtësisht me NATO-n”, u shpreh ai.

“Jemi shumë besimplotë që së shpejti mund t’i gëzohemi lajmit të përfshirjës së këtij projekti në planet e Aleancës”, theksoi Rama mes tjerash.