Sporti

Munishi: Në asnjë ligë të botës nuk fitohen lojërat në tavolinë, më shume se në Kosovë!

03/03/2024 22:39
nga:Lorik J

Ismet Munishi, trajneri i njohur kosovar nuk është i lumtur që shumë ndeshje në futbollin kosovar po përfundojnë me rezultat zyrtar, pra me fitore në tavolinë.

Javën e kaluar, Ferizaj e fitoi takimin ndaj Ulpianës në tavolinë, pavarësisht se Ulpiana triumfoi në fushë. Megjithatë, Ferizaj u ankua për futbollistin Enes Hajrullahu, pasi sipas tyre lojtari nuk kishte drejtë loje dhe më pas FFK miratoi ankesën e tyre dhe ia dhuroi tre pikë ekipit.

Munishi tha se në asnjë ligë të botës nuk fitohen lojërat në tavolinë, më shume se në Kosovë.

“Në asnjë ligë të botës nuk fitohen lojërat në tavolinë, më shumë se në Kosovë, as në Zanzi Bar. E kemi një Federatë që i mbyll sytë – a keni ndëgju që është dënu dikush për kurdisje. Prej Fushë Kosovës që u denua nga Vokrri”, tha Munishi në emisionin Favorit në T7.

/GazetaBlic Sport