Sporti

Macron demanton zërat e fundit: Nuk kemi diskutuar për të ardhmen e tij në darkën me Mbappe

02/29/2024 16:08
nga:Mergim Rreci

Presidenti francez Emmanuel Macron tha këtë të enjte se e ardhmja e Kylian Mbappe nuk u diskutua në darkën e së martës në Pallatin Elysee, në të cilën ishte i ftuar futbollisti.

“Nuk ka pasur asnjë debat për këtë çështje. Ua lë drejtuesve të klubit të merren me këtë”, u tha ai gazetarëve, në hapjen e fshatit Olimpik për Lojërat Olimpike të Parisit, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai vetë shpjegoi më tej se e konsideron “normale” praninë e kapitenit të skuadrës franceze në këtë darkë për nder të Tamin bin Hamad Al-Thani (emir i Katarit dhe gjithashtu pronar i PSG ).

Kujtojmë se lojtari 25-vjeçar përfundon kontratën e tij me liderin e Ligue 1 në fund të këtij sezoni, me një transferim te Real Madridi që është skenari më i mundshëm, edhe pse ai ende nuk ka nënshkruar për Merengues .

/GazetaBlic Sport/