Lajme

Sot mblidhen dy komisione parlamentare

02/29/2024 08:25
nga:Y I

Sot mbahet mbledhja e komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar në Komisionin e Pavarur të Mediave.

Në rend dite është:

Konstituimi i Komisionit dheShqyrtimi i listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media.
Mbledhja nis nga ora 09:30.

Në po të njëjtën orë nis mbledhjen dhe Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Rendi i ditës:

Miratimi i rendit të ditës;Miratimi i planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror;Shqyrtimi i propozimeve për anëtar të Këshillit Prokurorial nga radhët e Odës së Avokatëve;Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë;Të ndryshme.