Lajme

Hyseni: Vitin e kaluar e kemi shpenzuar mbi 90 për qind buxhetin

02/28/2024 22:01
nga:Sh R

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i ka mohuar kritikat se i tepron buxheti vit për vit.

Ai në “Debat Plus”, tha se në vitin 2022 ka pasur shpenzime kapitale rreth 98 për qind për.

Sipas tij për vitin e kaluar ka pasur shpenzime mbi 90 për qind për shpenzime kapitale në komunën që ai drejton.

“Në vitin 2022 jemi 98% për shpenzime kapitale, në 2023 jemi 70%, si total buxhetin e kemi harxhu mbi 90% vitin e kaluar”, tha ai.

Hyseni u shpreh se nga qeverisjet e kaluara komunale i kanë trashëguar rreth 26 milionë euro borxhe.