Frank Ribery, 40 vjeç, pranon se është gati të rikthehet te Bayerni, tani si trajner.
Sipas “Kicker”, ish-sulmuesi, aktualisht asistent te Salernitana, klubi i fundit që përfaqësoi si lojtar, po përfundon kursin e trajnerit dhe do të mirëpriste një rikthim te bavarezët për të trajnuar ekipin e të rinjve.
Seif Ribery, djali i ish-lojtarit francez, luan për ekipin U-13 të Bayernit.
Frank Ribery ka veshur fanellën e Bayernit për 12 sezone, duke fituar, ndër të tjera, një Champions League, nëntë tituj të Bundesligës, një Kupë të Botës për Klube dhe një Superkupë Evropiane.