Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar qytetarët shqiptarë për mbështetjen e vazhdueshme.
Zelensky theksoi se e mbështesin integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, teksa ai kërkoi përkrahje edhe për vendin e tij.
“Popullin e tuaj të gjithë qytetarët e Shqipërisë për mbështetjen sinqertë që na keni dhënë. Popullin tonë dhe të gjithë mbështetjen që i jepni drejtësisë në Evropë, në fakt mbështetjen që e kemi marrë në një kohë të trazuar me luftë të skajshme dhe të falënderojmë për të gjitha paketat që keni mbështetur. Edhe sot kemi parë mbështetjen jen nga Shqipëria”, u shpreh Zelensky.
Ai theksoi se çdo komb ka nevojë për sigurinë e vet gjithashtu edhe këto janë elemente që përkufizojnë çdo të mirë që mund të ofrojë një komb.
“Duhet që ju te keni besim te ne, stabiliteti që mund t’i ofrojmë Evropës por edhe vlerat e përbashkëta, të integrimit tonë të plotë në BE, ne e mbështesim integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE por ju duhet edhe ju të na mbështesni neve”.
“Duhet të vijojmë që së bashku të bashkëpunojmë, të ecim përpara, natyrisht të na mbështesni të merrni pjesë në samitin e paqes të na mbështesin edhe në formulën e paqes planin me 10 pika”.
“Ne duhet të mbijetojmë, duhet të kemi vendime konkrete, nuk mund të ndajë çmimin për artileri. Gjithçka që ne kemi vendosur kjo është nisma më e mirë e të gjithëve, të na sillni armatimet në kohë, kjo është çështja, nëse ne do të fitojmë, do të varemi nga kjo pikë”, u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.