Lajme

Haziri për çështjen e dinarit: Një çështje e cila ka mundur të zgjidhet në Prishtinë, ka kaluar në nivel ndërkombëtarë pa asnjë arsye

02/27/2024 19:18
nga:Sh R

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur pas përfundimit të takimeve në Bruksel mes ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

Haziri në një prononcim për Gazeta Blic, tha se një çështje e cila ka mundur të zgjidhet në Prishtinë, ka kaluar në nivel ndërkombëtar pa asnjë arsye.

Gjithashtu ai potencon se dështimet brenda vendit nuk mbulohen me kriza politike.

“Pse ka shkuar atëherë!? Një çështje të brendshme i cili ka mund të zgjidhet në Prishtinë është bart në nivel ndërkombëtar pa asnjë lloj arsye. Dështimet brenda Kosovës nuk mbulohen me kriza politike!”, përfundoi Haziri për Gazeta Blic.

Kujtojmë se pas përfundimit të takimit Lajçak deklaroi se pas bisedimeve për dinarin duhen edhe takime tjera, ku thotë se shumë çështje politike kanë mbetur pa përgjigjje.

Lajçak deklarohet pas bisedimeve për dinarin: Duhen takime tjera, shumë çështje politike kanë mbetur pa përgjigje

Përfundon takimi trepalësh në Bruksel për çështjen e dinarit serb