Lajme

Krasniqi takohet me Sarrazinin: Përtej papërgjegjësisë së qeverisë, kërkuam heqjen e sanksioneve

02/27/2024 18:21
nga:Sh R

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me nënkryetaren e kësaj partie, Vlora Çitakun, takuan të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Krasniqi bëri të ditur se gjatë takimit folën për zhvillimet politike në vend e rajon, për të cilat sipas tij, shkëmbyen qëndrimet e tyre.

“Për PDK-në, përtej papërgjegjësisë së Qeverisë së Kosovës, është tejet e rëndësishme që Bashkimi Evropian të heqë sanksionet ndaj Kosovës, nga të cilat po vuajnë më së shumti qytetarët tanë”, tha Krasniqi.

Më tej, ai tha se për partinë të cilën ai e udhëheq, me bashkëpunim dhe përgjegjësi do të angazhohet të ruaj interesin e shtetit, të qytetarëve dhe perspektivën e saj evropiane.