Sporti

Presidenti i Atletico Madrid aprovon transferimin e Mbappe tek Real: “Do të ishte shumë mirë”

02/27/2024 16:16
nga:Mergim Rreci

Enrique Cerezo, presidenti i Atlético Madrid , miraton ardhjen e Kylian Mbappe tek rivalët e Real Madridit .

“Unë besoj se ai do të arrijë. Mbappe është një lojtar shumë i mirë, i cili gjithmonë luan mirë në çdo ekip ku luan. Nëse luan për Realin , Barcelonën , Cordoba… Për La Ligën është gjithmonë e rëndësishme të kesh lojtarë si Mbappe. Do të ishte vërtet mirë,” tha ai, në një intervistë me El Programa de Ortega, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjithçka duket tashmë e kryer, me Mbappe që do të veshë fanellën e ‘Los Blancos’ në vitin tjetër.

/GazetaBlic Sport/