Lajme

Eurodeputeti gjerman: Serbia me Vuçiqin, ka zero shanse për BE

02/27/2024 08:14
nga:N K

Eurodeputeti gjerman: Serbia me Vuçiqin, ka zero shanse për BE

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, ka reaguar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili në një intervistë tha se Tajvani është Kinë.

Bütikofer ka deklaruar se Vuçiq luan rolin e tij të preferuar si person ndaj regjimeve diktatoriale.

“Me marrjen e tij në pozicione të tilla, unë mund të parashikoj në më pak se pesë sekonda se cilat janë shanset e tij për ta futur Serbinë në BE, Zero”, ka shkruar ai në platformën ‘X’./Express/