Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti thotë se varienti se si është përdorur dinari që 20 vjet nuk ka qenë i drejtë.
Haliti në një prononcim për GazetaBlic e quan si të padrejtë edhe tolerimin që ka bërë UNMIKU-u për këtë çështje.
“Çështja e mospërdorimit të dinarit në varientin se si është përdorur tani e më shumë se 20 vjet në Kosovës, nuk ka qenë e drejtë, por praktika që e ka toleruar UNMIKU-u, për mua ka qenë e padrejtë për shumë arsye dhe besoj edhe duke llogaritur në marrëveshjet përfundimtare nga administratat e Qeverive të kaluara, edhe nga EULEX”, tha Haliti.
Por, a duhet kjo çështje të negociohet?
Haliti thotë se së parti duhet të negociohet me aleatët tanë, në mënyrë që të gjendet një zgjedhje.
“Mendoj se në fillim duhet negociuar me BE-në, SHBA-në dhe Britanin e madhe, për të vendosur bashkë hapësirën kohore të kërkuar, me qëllim që mos të ndihen të lënduar e të dëmtuar komuniteti serb.
“Së dyti duhet punë dhe angazhim i madhë që të rifitohet besimi i humbur, pas veprimeve avantureske të Qeverisë së Kosovës, për t’i përmisuar raporetet e krijuara me BE, SHBA e vendet e tjera perëndimore. Së treti mendoj që duhet ministrat e policët të jenë të kujdesshëm në deklarimet e tyre. Çështjet janë politike dhe zgjidhja e tyre duhet të bëhet në tryezën e diskutimeve”, tha Haliti për GazetaBlic.
Lekaj për çështjen e dinarit: Mjaft kemi dhënë, nuk duhet të japim më si shtet
Time Kadrijaj: Albin Kurti me veprime populiste na ka vënë në situatë të palakmueshme


